Ndërlidhjet

Irlanda mbështet martesat homoseksuale


Irlandë
Irlandë

Rezultatet e para sugjerojnë se Irlanda ka votuar pro legalizimit të martesave midis çifteve të gjinisë së njëjtë.

Referendumi historik është mbajtur të premten.

Mbi 3.2 milionë njerëz janë pyetur nëse duan të ndryshojnë Kushtetutën dhe t’iu lejojnë homoseksualëve dhe lezbikeve që të martohen.

Nëse ndryshimi miratohet, Irlanda do të bëhet vendi i parë që legalizon martesat e tilla me votat e popullit.

Rezultatet finale priten pasdite vonë.

XS
SM
MD
LG