Ndërlidhjet

Polakët votojnë në balotazhin presidencial


Balotazhi presidencial në Poloni

Balotazhi presidencial në Poloni

Miliona polakë votojnë sot në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Presidenti aktual, Bronislaw Komorowski, dhe sfiduesi i tij konservator, Andrzej Duda, nuk kanë arritur të fitojnë 50 përqindëshin e nevojshëm në rrethin e parë, më 10 maj.

Anketat kanë treguar se Komorowski e ka të vështirë fitoren, edhe pse ka qenë në pushtet gjatë një periudhe të rritjes ekonomike dhe të rritjes së pagave në Poloni.

Rezultatet e para pritet të bëhen publike pasi të përfundojë votimi në mbrëmje.

XS
SM
MD
LG