Ndërlidhjet

logo-print

Vritet një komandant i rebelëve pro-rusë në Ukrainë


Aleksei Mozgovoi

Aleksei Mozgovoi

Raportet bëjnë të ditur se Aleksei Mozgovoi, komandant i lartë i separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, është vrarë së bashku me gjashtë rebelë të tjerë.

Zyra për shtyp e rajonit të Luhanskut ka njoftuar se Mozgovoi, lider i batalionit “Prizrak”, është vrarë pasi makina e tij është hedhur në erë nga sulmues të paidentifikuar.

Incidenti ka ndodhur pranë qytetit Alçevsk, rreth 30 kilometra larg vijës së frontit.

Identiteti i viktimave të tjera nuk është bërë i ditur.

XS
SM
MD
LG