Ndërlidhjet

Greqia “nuk ka para” të shlyejë borxhet


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Brendshëm i Greqisë, Nikos Voutsis, ka thënë se vendi i tij nuk do të mund t’i paguajë borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar deri më 5 qershor, sepse nuk ka para.

“Katër pagesat për FMN-në në qershor kapin vlerën prej 1.6 miliard eurosh. Këto para nuk do të jepen sepse nuk ka çfarë të jepet”, ka thënë Voutsis për televizionin grek.

Qeveria greke, Bashkimi Evropian dhe FMN-ja janë duke negociuar që katër muaj për reformat ekonomike që duhet t’i bëjë shteti grek në këmbim të këstit final prej 7.2 miliardë eurosh nga paketa e ndihmës ndërkombëtare.

Por, para se ta marrë këstin e fundit, Greqia duhet të përmbushë afatin e 5 qershorit për shlyrje të borxhit.

Nëse dështon të arrijë marrëveshje me partnerët e saj, Greqia mund të dalë nga Eurozona.

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka thënë se një gjë e tillë do të ishte katastrofë për ekonominë greke dhe do të sinjalizonte fillimin e fundit të projektit të monedhës së përbashkët.

XS
SM
MD
LG