Ndërlidhjet

VV: Ndarja etnike e FAK-ut, e papranueshme


Prishtinë

Prishtinë

Komiteti për Mbrojtje dhe Siguri në Lëvizjen Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka paralajmëruar për, siç është thënë, rrezikun që po i kanoset vendit nga tendenca për ndarjen etnike të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Në emër të së drejtës që Kosova të ketë ushtrinë e saj, po na kanoset rreziku që përmes mundësisë së vetos nga Lista Serbe, të kushtëzohet krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës me ndarjen e këtij institucioni në baza etnike. Marrëveshja e arritur në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë e ndan Policinë e Kosovës në baza etnike. I njëjti model po tentohet të aplikohet edhe te Forcat e Armatosura të Kosovës”, ka thënë deputetit i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Ditë më parë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë se në Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të ketë batalion të veçantë serb për komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.

XS
SM
MD
LG