Ndërlidhjet

logo-print

Zbulohen varre masive të migrantëve në Malajzi


Ilustrim

Ilustrim

Disa varre masive, që besohet se kanë trupa migrantësh, janë gjetur në Malajzi.

Ministri i Brendshëm i këtij vendi, Zahid Hamidi, ka thënë se trupat janë gjetur në 17 kampe të braktisura të trafikimit, pranë kufirit me Tajlandën.

Ai nuk ka saktësuar se sa trupa janë gjetur.

Në Tajlandë janë zbuluar disa varre masive përgjatë rrugës që përdoret për trafikimin e myslimanëve që ikin nga persekutimi në Birmani, por këto janë varrezat e para masive të gjetura në Malajzi.

Çdo vit, mijëra njerëz trafikohen përmes Tajlandës në Malajzi.

XS
SM
MD
LG