Ndërlidhjet

Forcat irakiane avancojnë drejt Ramadit


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Forcat qeveritare të Irakut, të mbështetura nga milicitë shiite dhe luftëtarët sunitë, kanë rikthyer disa pjesë të territoreve që kanë humbur javën e kaluar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) dhe po avancojnë drejt qytetit Ramadi.

Lideri fisnor sunit, Amir al-Fahdawi, ka thënë se forca e kombinuar tani kontrollon qytetin Husaiba, që ndodhet rreth 10 kilometra në lindje të Ramadit.

Rënia e Ramadit më 17 maj ka qenë goditje e madhe për ushtrinë e Irakut.

Ndërkohë, militantët e Shtetit Islamik raportohet se kanë marrë kontrollin e plotë të një pikë kufitare midis Iranit dhe Sirisë, pasi forcat irakiane janë tërhequr.

XS
SM
MD
LG