Ndërlidhjet

logo-print

Shefi i Pentagonit: Forcat irakiane dështuan në Ramadi


Shefi i Pentagonit, Ashton Carter.

Shefi i Pentagonit, Ashton Carter.

Shefi i Pentagonit, Ashton Carter, ka thënë se forcat irakiane kanë dështuar të mbrojnë qytetin Ramadi, i cili ka rënë nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik (IS), javën e kalaur.

“Me sa duket, forcat irakiane nuk kanë pasur vullnet për të luftuar. Ato nuk kanë qenë të pakta në numër dhe janë tërhequr nga vendi”, ka thënë Carter për televizionin CNN.

Ramadi është kryeqyteti i provincës Anbar dhe ndodhet rreth 110 kilometra larg kryeqytetit të Irakut, Bagdad.

Rënia e tij më 17 maj ka qenë goditje e madhe për ushtrinë e Irakut.

XS
SM
MD
LG