Ndërlidhjet

Vdes matematikani i “Beautiful Mind”


John Nash
John Nash

Matematikani amerikan, John Nash, jeta e të cilit ka qenë temë e filmit “A Beautiful Mind”, ka vdekur në një aksident me makinë.

Nash, 86 vjeç, dhe gruaja e tij Alicia kanë vdekur pasi taksija e tyre është përplasur në Nju Xhërsi.

Matematikani ka qenë i njohur për teorinë e lojës dhe ka fituar Çmimin Nobel për Ekonominë në vitin 1994.

Arritjet e tij në matematikë dhe lufta e tij me skizofreninë kanë qenë në fokus të filmit “A Beautiful Mind”, i cili ka fituar Çmimin Oscar.

XS
SM
MD
LG