Ndërlidhjet

IS-i ekzekuton mbi 90 veta në Palmira


Palmira, Siri

Palmira, Siri

Mbi 90 njerëz, përfshirë së paku 11 fëmijë, janë ekzekutuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në qytetin Palmira të Sirisë, në shtatë ditët e fundit.

Kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdurrahman, i ka thënë CNN-it se shumica e të vrarëve kanë qenë familjarë të forcave të regjimit.

Rreth 11,000 njerëz kanë ikur nga Palmira dhe fshatrat përreth prejse zona ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik, javën e kaluar.

Palmira, qytet nën mbrojtjen e UNESCO-s, është e njohur për galeritë 2,000-vjeçare të epokës romake dhe për artefakte të vlefshme.

XS
SM
MD
LG