Ndërlidhjet

logo-print

Irani “lejon” vizitat e inspektorëve të OKB-së


Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

Një negociator i Iranit ka thënë se Republika Islamike ka rënë dakord që t’iu ofrojë inspektorëve të Kombeve të Bashkuara “qasje të menaxhuar” në objektet e saj ushtarake.

Një veprim i tillë është pjesë e marrëveshjes kornizë të Iranit me gjashtë fuqitë botërore: Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Komentet e zëvendësministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, janë transmetuar nga televizioni shtetëor, pasi ministri i Jashtëm, Javad Zarif, ka ndjekur një seancë të mbyllur të parlamentit.

Një ligjvënës i pranishëm citohet të ketë thënë se inspektorët e OKB-së do të lejohen që të marrin mostra mjedisore nga lokacionet.

Fuqitë botërore dyshojnë se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim krijimin e armës atomike, ndonëse Teherani thotë se aktiviteti i tij është tërësisht paqësor.

Palët kanë kohë deri më 30 qershor për të arrirtur marrëveshjen e përhershme, sipas së cilës, Irani do të kufizonte aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Të dielën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka bërë thirrje për unitet kombëtar për të çliruar ekonominë nga sanksionet ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG