Ndërlidhjet

NATO: IS-i po rekruton njerëz në Afganistan


Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali John F. Campbell.
Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali John F. Campbell.

Komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, gjenerali John F. Campbell, ka thënë se grupi i Shtetit Islamik (IS) është duke rekrutuar luftëtarë në Afganistan, porse ata nuk janë ende funskionalë.

Ai ka thënë të dielën në Kabul se IS-i po rekruton njerëz në Afganistan dhe në Pakistan.

Sipas tij, shumica e luftëtarëve të IS-it në Afganistan janë kryengritës talibanë që duan të duken “më të fuqishëm”.

Komentet e tij vijnë në kohën e shqetësimeve se grupi ekstremist po krijon vatër në Afganistan, prejse forcat luftarake të NATO-s kanë përfunduar misionin e tyre në këtë vend, në fund të vitit të kaluar.

Shteti Islamik nuk ka pranuar kurrë zyrtarisht se ka prani në Afganistan.

XS
SM
MD
LG