Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti polak pranon humbjen


Bronislaw Komorowski

Bronislaw Komorowski

Presidenti i Polonisë, Bronislaw Komorowski, ka pranuar humbjen ndaj sfiduesit Andrzej Duda në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Rezultatet e para të balotazhit të së dielës kanë treguar se Duda ka fituar me 53 për qind të votave.

Komorowski ka thënë se respekton zgjedhjen e votuesve dhe se i dëshiron Dudës presidencës të suksesshme.

Presidenti në Poloni ka pushtet të kufizuar, por ai udhëheq forcat e armatosura dhe mund t’iu vë veto ligjeve të reja.

XS
SM
MD
LG