Ndërlidhjet

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë ekzekutuar së paku 217 njerëz në dhe përreth qytetit Palmira të Sirisë, prejse kanë marrë kontrollin e tij, dhjetë ditë më parë.

Grupi, me seli në Londër, ka thënë se ka vërtetuar ekzekutimin e 67 civilëve, përfshirë 14 fëmijë dhe 12 gra.

Burimi i njëjtë ka thënë se janë vrarë edhe 150 pjesëtarë të forcave të sigurisë të Sirisë në pjesë të ndryshme të provincës Homs.

Në total, së paku 220,000 njerëz janë vrarë në luftën e Sirisë prejse ka nisur në mars të vitit 2011.

XS
SM
MD
LG