Ndërlidhjet

logo-print

Partitë e reja shënojnë fitore në Spanjë


Spanjë - foto arkivi

Spanjë - foto arkivi

Dy partitë dominuese të Spanjës kanë pësuar humbje të mëdha në zgjedhjet lokale të 24 majit, pasi qytetarët kanë votuar për partitë e reja, Indignada dhe Podemos, të cilat janë zotuar se do të heqin qafe masat e kursimit.

Rezultatet e para kanë treguar se Partia Popullore, e cila mban pushtetin, dhe Partia Socialiste në opozitë kanë marrë rreth 52 për qind të votave, nga 65 për qind sa kanë pasur në vitin 2011.

Partia në pushtet po ashtu mund të humbasë Madridin për herë të parë në 20 vjet.

Ekonomia ka qenë shqetësimi kryesor për votuesit, të cilët janë të zemëruar me shkurtimet e shpenzimeve publike dhe raportet për korrupsion politik.

XS
SM
MD
LG