Ndërlidhjet

Dënohet me burg ish-kryeministri izraelit


Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert.
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert.

Ish-kryeministri i Izaelit, Ehud Olmert, është dënuar me tetë muaj burgim, pasi është shpallur fajtor për korrupsion, në muajin mars.

Prokurorët kanë vërtetuar se Olmert ka pranuar një shumë parash nga një mbështetës amerikan.

Avokatët e Olmertit, i cili ka shërbyer si kryeministër nga viti 2006 deri më 2009, kanë thënë se do ta apelojnë vendimin.

Olmert është detyruar të japë dorëheqje në fillim të vitit 2009, për shkak të akuzave për korrupsion.

Ai ka insistuar se është i pafajshëm, duke tënë se akuzat janë “brutale dhe të pamëshirshme”.

XS
SM
MD
LG