Ndërlidhjet

logo-print

Hezbollahu “do të shtojë” praninë në Siri


Sheikh Hassan Nasrallah, udhëheqës i Hezbollahut.

Sheikh Hassan Nasrallah, udhëheqës i Hezbollahut.

Udhëheqësi i grupit militant të Hezbollahut ka thënë se luftëtarët e tij do të zgjerojnë përfshirjen në luftën e Sirisë, në mbrojtje të forcave qeveritare.

Sheik Hassan Nasrallah, duke folur në një ceremoni me rastin e 15-vjetorit të tërheqjes së ushtarëve izraelitë nga pjesa jugore e Libanit, ka thënë se Hezbollahu do të luftojë ekstremistët e Shtetit Islamik dhe të Al Kaidës në Siri.

“Prania jonë do të rritet kurdo që të jetë e nevojshme", ka thënë Nasrallah, i cili ka folur nga një lokacion sekret, përmes video-lidhjes.

Hezbollahu, i mbështetur nga Irani, është aleat i fuqishëm i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

XS
SM
MD
LG