Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 350 të vdekur nga i nxehti në Indi


Ilustrim

Ilustrim

Mbi 350 njerëz janë raportuar të vdekur nga vala e të nxehtit në Indi.

Temperaturat kanë arritur deri në 48 gradë Celsius.

Shumica e viktimave janë regjistruar në shtetet jugore Telangana dhe Andhra Pradesh, ku mbi 140 njerëz kanë vdekur qysh të shtunën.

Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të pinë shumë lëngje.

I nxehti ka përfshirë dy shtetet qysh në mes të prillit, por numri më i madh i viktimave është shënuar gjatë javës së kaluar.

XS
SM
MD
LG