Ndërlidhjet

Në Malajzi gjenden 139 varre migrantësh


Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak.

Policia në Malajzi ka bërë të ditur se ka gjetur 139 varre të migrantëve në 28 kampe të trafikimit, pranë kufirit me Tajlandën.

Shefi i policisë kombëtare, Khalid Abu Bakar, ka thënë se disa nga varret mund të kenë më shumë se një trup.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është zotuar se do të gjejë dhe do të ndjekë penalisht përgjegjësit e krimit.

“Jam thellësisht i shqetësuar me varret e gjetura në tokën e Malajzisë, të cilat lidhen me konrabandimin e njerëzve”, ka shkruar Najib në Twitter.

Shumica e të vrarëve besohet të jenë myslimanë nga Birmania.

XS
SM
MD
LG