Ndërlidhjet

SHBA dhe Turqia u sigurojnë mbrojtje ajrore rebelëve sirianë


Siri

Siri

Ministri i Jashtëm turk thotë se Turqia dhe SHBA-të janë pajtuar në "princip" që të sigurojnë mbrojtje ajrore për rebelët sirianë të cilët po pajisen dhe trajnohet për të luftuar me militantët e Shtetit Islamik, që kur hyjnë në territorin sirian për të filluar betejën.

Të dy shtetet u pajtuan në muajin shkurt të trajnojnë dhe pajisin sirianët, nën programin amerikan me vlerë të 500 milionë dollarëve.

Mevlut Cavusoglui tha gazetës Daily Sabah të hënën se "ata duhen të kenë mbështetje ajrore. Nëse nuk i mbron apo nuk garanton mbështetje ajrore, cila është poenta?"

Ai nuk dha detaje mbi këtë plan ajror.

Zyrtarët amerikanë thanë se qëllimi është të trajnojnë 5 mijë sirianë në vit, për 3 vjet, në një bazë në qytetin turk të Kirsehir, dhe nëpër vende tjera në Arabi Saudite dhe Katar.

XS
SM
MD
LG