Ndërlidhjet

Thaçi në New York për Këshillin e Sigurimit të OKB-së


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në New York, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në këtë seancë do të prezantohet dhe diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

"Zëvendëskryeministri Thaçi para përfaqësuesve të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit do të prezantojë të arriturat në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës si dhe do të shpalosë reformat e ndërmarra nga Kosova në tremujorin e fundit", bën të ditur përmes një komunikate, zyra për media e MPJ-së.

Sipas komunikatës, zoti Thaçi do të flasë edhe për rolin e Republikës së Kosovës për stabilitetin e rajonit.

XS
SM
MD
LG