Ndërlidhjet

logo-print

Shteti Islamik shton prezencën në Ramadi


Luftimet në Ramadi

Luftimet në Ramadi

Militantët e Shtetit Islamik raportohet se kanë dërguar forca të tjera në Ramadi, të cilin e pushtuan nga trupat ushtarake të Irakut një javë më parë.

Banorët vendas thanë se luftëtarët e Shtetit Islamik erdhën me kamionë ushtarakë në mbrëmjen e 24 majit, derisa forcat irakiane premtojnë se do ta rimarrin provincën.

Sot, forcat irakiane -- të mbështetura nga milicitë shiite dhe luftëtarë vendas suni -- rimorën nën kontroll al-Tashin, një fshat rreth 20 kilometra në jug të Ramadit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se ky shpartallim tregon se trupat irakiane nuk kanë pasur vullnet të luftojnë, duke thënë se e braktisën Ramadin për shkak të një force shumë më të vogël se sa të tyre.

Kryeministri irakian Haidar al-Abadi ka thënë se është i befasuar me komentet e sekretarit amerikan të Mbrojtjes.

“Carter ka qenë mbështetës i madh i Irakut dhe jam i sigurt se ai është ushqyer me informacione të gabuara”, ka thënë Abadi.

Gjenerali në krye të aktiviteteve paramilitare të Iranit në Lindje të Mesme, tha se SHBA-të dhe fuqi tjera po dështojnë në konfrontimin me Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG