Ndërlidhjet

Së paku 500 njerëz kanë vdekur nga vala e të nxehtit që ka përfshirë Indinë, me temperatura deri në 48 gradë Celsius, në disa zona.

Shumica e viktimave janë raportuar në shtetet jugore Telangana dhe Andhra Pradesh.

I nxehti ekstrem ka nisur qysh në mes të prillit, por shumica e vdekjeve kanë ndodhur javën e kaluar.

Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të pinë shumë lëngje.

XS
SM
MD
LG