Ndërlidhjet

Shkarkohet menaxheri i Real Madridit


Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti është shkarkuar nga posti i menaxherit të Real Madridit, pas dy sezoneve në krye të klubit spanjoll të futbollit.

Ancelotti ka udhëhequr Realin në fitore të Kupës së Spanjës dhe drejt Kupës së 10-të Evropiane, sezonin e kaluar.

Por, këtë vit Reali është mundur nga Juventusi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Barcelona ka fituar La Liga-n.

Shefi i Napolit, Rafael Benitez, është favorit për të marrë postin e Ancelottit, pasi të përfundojë sezoni italian.

XS
SM
MD
LG