Ndërlidhjet

Rusia nis stërvitje masive ushtarake


Ilustrim

Ilustrim

Forcat ushtarake të Rusisë kanë nisur stërvitje masive, të cilat përfshijnë rreth 250 aeroplanë luftarakë dhe 12,000 ushtarë.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se manovrat 4-ditore kanë për qëllim të kontrollojnë gatishmërinë ushtarake.

Ato vijnë në kohën kur edhe NATO-ja dhe disa partnerë të saj po bëjnë stërvitje ushtarake në vendet nordike.

Veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe inkursionet në hapësirën ajrore të Perëndimit kanë shkaktuar shqetësime të mëdha në kontinentin evropian.

XS
SM
MD
LG