Ndërlidhjet

logo-print

Rama: Për Vuçiqin flamuri dhe himni serb


Edi Rama

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria dhe Serbia mund të bëjnë për Ballkanin atë që kanë bërë Franca dhe Gjermania për Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë nesër në Tiranë, për vizitë zyrtare.

Duke folur për gazetën serbe “Danas”, Rama ka thënë se gjatë vizitës së Vuçiqit, për herë të parë, në përputhje me protokollin shtetëror, do të ngrihet flamuri i Serbisë dhe do të intonohet himni serb.

Vizita e Vuçiqit është e para e një kryeministri serb në Tiranë.

Të hënën, në një intervistë për AFP-në, Rama ka thënë se vendi i tij do që të thellojë bashkëpunimin me Serbinë dhe të avancojnë së bashku në rrugën e paqes, bashkëpunimit dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

Vuçiq ka pasur disa përplasje me homologun shqiptar, i cili gjatë vizitës në Beograd ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

XS
SM
MD
LG