Ndërlidhjet

Iraku nis ofensivën anti-IS në Anbar


Forca të Qeverisë së Irakut.

Forca të Qeverisë së Irakut.

Ushtria e Irakut ka nisur sot një operacion për të dëbuar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga provinca Anbar.

Grupi ekstremist ka pushtuar kryeqytetin e provincës, Ramadi, më 17 maj.

Televizioni shtetëror i Irakut ka thënë se trupat irakiane po mbështeten nga forca paraushtarake shiite dhe sunite.

Rënia e Ramadit ka shkaktuar polemika midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se trupat irakiane nuk kanë pasur vullnet të luftojnë në mbrojtje të qytetit.

Provinca Anbar ka rëndësi strategjike pasi përmban rrugët kryesore që lidhin Irakun me Sirinë dhe Jordaninë.

XS
SM
MD
LG