Ndërlidhjet

Putin: Rusia të jetë e hapur ndaj investimeve


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia duhet të jetë e hapur ndaj investimeve të huaja dhe teknologjisë.

“Në ansjë rrethanë nuk duhet të tërhiqemi nga investimet që mund të çojnë në rritje ekonomike”, ka thënë Putin në një konferencë të biznesit në Moskë.

Pas aneksimit të Krimesë, Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, të cilat kanë kufizuar qasjen e saj në kapitalin e huaj dhe teknologji.

Sanksionet kanë prekuar sektorët bankarë, energjetikë dhe të mbrojtjes.

Rusia po ashtu ka vendosur sanksione hakmarrëse.

XS
SM
MD
LG