Ndërlidhjet

logo-print

Nis zhvarrosja e migrantëve në Malajzi


Malajzi

Malajzi

Malajzia ka nisur zhvarrosjen e trupave të migrantëve të dyshuar, të varrosur në një varrezë masive pranë kufirit me Tajlandën.

Autoritetet besojnë se migrantët janë mbajtur në kampe, si haraç, dhe se ata që kanë vdekur janë varrosur në 139 varre.

Mijëra migrantë kanë lënë Birmaninë dhe Bangladeshin në javët e fundit, me anije dhe rrugë tokësore, për të arritur në Tajlandë dhe Malajzi.

Disa prej tyre kanë përfunduar në duar të trafikantëve.

Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është zotuar se do të gjejë dhe do të ndjekë penalisht përgjegjësit e krimit.

XS
SM
MD
LG