Ndërlidhjet

Shkup: Edhe një takim pa rezultat konkret


Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski
Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski

Takimi i sotëm ndërmjet udhëheqësve politikë në Maqedoni ka përfunduar pa ndonjë rezultat, por me marrëveshje që takimi i radhës të mbahet javën e ardhshme.

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë katër liderët e partive më të mëdha në vend: Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Këto takime është duke i ndërmjetësuar ambasadori amerikan në Maqedoni, Jess Baily, dhe ai i Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Takimet janë duke u mbajtur në frymën e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike që ka mbërthyer Maqedoninë muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG