Ndërlidhjet

Moldavia synon Evropën, jo Rusinë


Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti.
Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti.

Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, ka thënë se vendi i tij preferon t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe jo të qëndrojë në orbitën ruse.

Ai i ka bërë këto komente për agjencinë The Associated Press në Tiranë, ku ka ndjekur një takim të vendeve të Evropës Juglindore.

“Ne nuk mund t’i mohojmë realitetet që ekzistojnë në Moldavi. Kemi qenë pjesë e një unioni, ku Rusia ka qenë dominuese. Por, ne jemi vend evropian dhe populli ynë ka aspirata evropiane”, ka thënë Timofti.

Ish-republika sovjetike ka fituar pavarësinë në vitin 1991, kur Bashkimi Sovjetik është shpërbërë.

Rreth 1,500 trupa ruse janë aktualisht të stacionuara në rajonin separatist të Moldavisë, Transdniester.

XS
SM
MD
LG