Ndërlidhjet

Le Pen takon zyrtarë rusë


Marine Le Pen
Marine Le Pen

Kryetarja e Partisë Fronti Kombëtar në Francë, Marine Le Pen, ka takuar në Moskë kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, Sergei Naryshkin.

Pas takimit, Le Pen ka thënë se është e rëndësishme që "kryetarja e partisë udhëheqëse në Francë, të mund të bisedojë për ngjarjet në Evropë dhe botë".

Le Pen ka kritikuar politikën e Perëndimit ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ajo shihet si konkurrente e madhe në zgjedhjet presidenciale të Francës më 2017.

Partia e saj ka pikëpamje euroskeptike dhe kundër migrimit.

XS
SM
MD
LG