Ndërlidhjet

SHBA kritikon gjykimin e gazetarit të WP


Jason Rezaian
Jason Rezaian

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar “mungesën e plotë të transparencës” në gjykimin e korrespondentit të gazetës Washington Post, Jason Rezaian, i cili është arrestuar në Iran, gati dhjetë muaj më parë, nën akuzat që përfshijnë spiunazhin.

Zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Bernadette Meehan, i ka bërë këto komente sot, kur edhe ka nisur gjykimi me dyer të mbyllura i Rezaianit në Teheran.

“Përderisa bëjmë thirrje që ky gjykim të jetë i hapur, po ashtu theksojmë se Jason nuk do të duhej kur të arrestohej apo gjykohej”, ka thënë Meehan.

Rezaian, me shtetësi amerikane dhe iraniane, mund të përballet me 20 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

Rezaian, i cili është shef i byrosë së gazetës WP në Teheran, ka qenë në burgun famëkeq Evin prejse është arrestuar në muajin korrik dhe raportohet se ka humbur 18 kg.

Ai është arrestuar së bashku me gruan e tij në shtëpinë e tyre në Teheran, por ajo është liruar me kusht dhe do të gjykohet ndarazi.

XS
SM
MD
LG