Ndërlidhjet

Avioni i Air France shmangi goditjen për mal


Ilustrim

Ilustrim

Një aeroplan i kompanisë Air France ka shmangur goditjen për një mal në Afrikën qendrore, në fillim të majit, kanë njoftuar sot hetuesit francezë.

Fluturimi AF953 ka qenë duke udhëtuar nga Malabo, kryeqyteti i Guineas Ekuatoriale, për në Douala të Kamerunit, kur është goditur nga moti i keq më 2 maj.

Derisa ka bërë përpjekje të shmangë retë e dendura, aeroplani për pak nuk ka goditur Malin Kamerun, kanë thënë hetuesit nga agjencia BEA, përgjegjëse për sigurinë në aviacionin civil.

Boeingu 777 ka pasur 37 njerëz në bord.

Në Kamerun ka marrë pasagjerë të tjerë, para se ka vazhduar për në Paris.

XS
SM
MD
LG