Ndërlidhjet

Obama kritikon "sjelljen agresive" të Rusisë


Obama dhe Stoltenberg

Obama dhe Stoltenberg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar qëndrimin “gjithnjë e më agresiv të Rusisë” ndaj Ukrainës, ku forcat qeveritare janë duke luftuar separatistët pro-rusë në lindje, qysh në prill të vitit të kaluar.

“Kemi pasur rastin të diskutojmë për situatën në Ukrainë dhe për sjelljen gjithnjë e më agresive që ka marrë Rusia”, ka thënë Obama, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai po ashtu i ka bërë thirrje Rusisë që “të ndalojë mbështetjen e separatistëve dhe të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina”.

Vendet perëndimore dhe NATO-ja akuzojnë Rusinë se mbështet rebelët në Ukrainë me armë dhe trupa, por Moska i hedh poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG