Ndërlidhjet

BE shpall planet për migrantët


Një grup migrantësh në Itali...
Një grup migrantësh në Itali...

Komisioni Evropian pritet të bëjë publike detajet e planeve për strehimin e dhjetëra-mijëra migrantëve, të cilët kanë arritur në jug të Evropës nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Raportohet se 40,000 azilkërkues do të shpërndahen nëpër vende të BE-së, me anë të një sistemi të kuotave.

Mbi 1,800 migrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe këtë vit, gjatë përpjekjeve për të arritur në Evropë.

Shumica e tyre duan t’iu shpëtojnë konflikteve apo varfërsië në vendet si Siria, Eritrea, Nigeria dhe Somalia.

Komisioni, që është organi ekzekutiv i BE-së, pritet të publikojë detajet e plota të Agjendës Evropiane të Migrimit.

Në mesin e propozimeve është edhe një plan veprimi për të ndaluar bandat kontrabanduese, nëse është e nevojshme edhe me përdorim të forcës ushtarake, brenda ujërave territoriale të Libisë.

XS
SM
MD
LG