Ndërlidhjet

Marrëveshja me Iranin, “pak gjasa”


Ilustrim
Ilustrim

Ambasadori i Francës në Shtetet e Bashkuara, Gerard Araud, ka thënë se fuqitë botërore dhe Irani, sipas të gjitha gjasave, do të humbasin afatin e fundit të qershorit për të arritur marrëveshje të përhershme bërthamore.

Duke folur në Institutin e Këshillit Atlantik në Uashington, Araud ka thënë se është “shumë e mundshme” që të mos ketë marrëveshje në pesë javët e ardhshme.

Ai ka thënë se mbeten ende shumë punë teknike për t’u bërë.

Ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara, Peter Witting, ka thënë se lehtësimi i sanksioneve për Iranin nuk do të ndodhë para fundit të këtij viti.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – janë duke negociuar një marrëveshje, e cila do të kërkojë nga Irani të frenojë aktivitetet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG