Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Bie numri i njerëzve të uritur


Ilustrim

Ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se numri i njerëzve të uritur në botë ka rënë në 795 milionë, pavarësisht fatkeqësive natyrore, konflikteve të vazhdueshme dhe varfërisë.

Tri agjenci për ushqim të OKB-së kanë thënë sot se Azia Lindore dhe Amerika Latine kanë treguar përparimin më të madh në zvogëlimin e urisë.

Në raportin vjetor Gjendja e Pasigurisë së Ushqimit, agjencitë me seli në Romë kanë vlerësuar se shumica e vendeve të monitoruara, 72 nga 129 sosh, kanë arritur Objektivat e Mijëvjeçarit të OKB-së për përgjysmim të kequshqyerjes në vitin 2015.

“Kjo tregon se ne mund ta eleminojmë kequshqyrejen”, ka thënë shefi i Agjencisë për Ushqim dhe Bujqësi, Jose Graziano da Silva.

XS
SM
MD
LG