Ndërlidhjet

Drenica 2: Shpallen fajtorë të gjithë të akuzuarit


Ilustrim

Ilustrim

Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës ka shpallur vendimin për rastin e njohur si Drenica 2, në të cilin për krime lufte kanë qenë të akuzuar: Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Isni Thaçi, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Jahir Demaku e Nexhat Demaku.

Dhjetë të akuzuarit janë gjetur fajtorë për maltretime dhe tortura që ata u kanë bërë dëshmitarëve A dhe B, të cilët kanë qenë civilë të ndaluar në shtëpinë e ndalimit të UÇK-së, në Likoc të Drenicës.

Kësisoj, Sylejman Selimi është gjetur fajtor për dy vepra penale të krimeve të luftës dhe është dënuar me shtatë, përkatësisht gjashtë vjet burg.

Ndërsa, dënimi unik ndaj tij është shpallur në kohëzgjatje prej 8 vjetësh.

Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Ismi Thaçi janë dënuar për dy vepra penale të krimeve të luftes dhe seiclit i është shqiptuar dënimi prej 6 vjetësh burg për njërën vepër dhe 5 për tjetrën.

Gjykata për secilin nga këta ka shpallur dënimin unik prej 7 vjetësh heqje lirie.

Bashkim Demaj, Driton Demaj, Agim Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku dhe Nexhat Demaku janë dënuar me nga tre vjet burgim.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG