Ndërlidhjet

Kapacitetet e reja energjetike "shmangin krizën ekonomike"


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Min Zhu.

Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes, në këtë takim është biseduar për zhvillimin ekonomik të Kosovës, në veçanti për zhvillimet në sektorin e energjisë.

Me ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese është thënë se do të shmangej një krizë e thellë ekonomike dhe sociale.

“Për institucionet e Kosovës është shumë i rëndësishëm stabiliteti fiskal dhe në këtë kuadër duhet vendosur një rregull që kufizon rritjen e pagave në sektorin publik, pasi që një gjë e tillë do të dekurajonte shpenzimet joproduktive dhe arbitrare”, citohet të ketë thënë Jahjaga.

Zyrtari i lartë i FMN-së, Min Zhu, në anën tjetër, ka vlerësuar të arriturat në Kosovë.

Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të institucioneve të Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të krijimit të një kornize të qëndrueshme zhvillimore, e cila do të tërhiqte investime të huaja dhe do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të Kosovës.

XS
SM
MD
LG