Ndërlidhjet

NATO: Ukraina vazhdon të përballet me sulme


Ilustrim
Ilustrim

Një komandant i lartë i NATO-s ka thënë se “sulmet e vazhdueshme” kundër Ukrainës janë duke penguar përpjekjet e Kievit për të modernizuar ushtrinë mjaftueshëm, që një ditë t’i bashkohet aleancës ushtarake perëndimore.

Shefi për çështje politike dhe të sigurisë i NATO-s, Thrasyvoulos Terry Stamatopoulos, ka thënë në një takim të mbrojtjes në Kiev se është i vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballet Ukraina.

“Nuk është e lehtë të ndërmerren reforma të gjera derisa menaxhohet një konflikt i madh dhe luftohen sulme të vazhdueshme kundër integritetit tuaj territorial”, ka thënë ai.

Konflikti në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, ka lënë mbi 6,100 njerëz të vrarë prejse ka nisur në prill të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG