Ndërlidhjet

KE shpalli kuotat për migrantët


Migrantë në Greqi

Migrantë në Greqi

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje shteteve anëtare të BE-së që të pranojnë 40,000 azilkërkues nga Siria dhe Eritrea, që do të arrijnë në Itali dhe Greqi gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Gjermania, Franca dhe Spanja pritet të marrin numrin më të madh të migrantëve sipas kuotave që ka përcaktuar Komisioni.

Këto kuota bazohen në madhësinë e vendit, prodhimin ekonomik dhe të tjera.

Komisioni ka thënë se shtetet përkatëse do të marrin nga 6,000 euro për secilin person të vendosur në territorin e tyre.

Mbi 1,800 migrantë kanë vdekur në Detin Mesdhe këtë vit, gjatë përpjekjeve për të arritur në Evropë.

Shumica e tyre duan t’iu shpëtojnë konflikteve apo varfërsië në vendet si Siria, Eritrea, Nigeria dhe Somalia.

XS
SM
MD
LG