Ndërlidhjet

Së paku 17 ushtarë irakianë janë vrarë nga një seri e sulmeve me bomba, të hedhura nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në provincën Anbar.

Sipas burimeve zyrtare, militantët kanë vendosur bombat jashtë qytetit Falluxha, që kontrollohet nga vetë ata.

Sulmet vijnë derisa forcat pro-qeveritare po zhvillojnë një operacion për dëbimin e Shtetit Islamik nga Anbari.

Është raportuar sot se trupat kanë marrë disa pozicione përreth kryeqytetit të Anbarit, Ramadi

Ky i fundit ka rënë nën kontrollin e grupit ekstremist më 17 maj.

Rënia e tij ka shkaktuar polemika midis Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, ka thënë se trupat irakiane nuk kanë pasur vullnet të luftojnë në mbrojtje të qytetit.

Provinca Anbar ka rëndësi strategjike pasi përmban rrugët kryesore që lidhin Irakun me Sirinë dhe Jordaninë.

XS
SM
MD
LG