Ndërlidhjet

Shkarkohen ushtarët që nuk luftuan Boko Haramin


ilustrim

ilustrim

Ushtria e Nigerisë ka shkarkuar së paku 200 ushtarë, duke thënë se kanë qenë të dobët dhe kanë dështuar të luftojnë kundër militantëve të Boko Haramit.

Një zyrtar ushtarak ka konfirmuar shkarkimet për BBC-në, por nuk ka dhënë numrin e saktë të të pushuarve nga puna.

Ushtria e Nigerisë është kritikuar gjerësisht kur grupi islamist i Boko Haramit ka pushtuar zona të pafundme në verilindje të vendit, vitin e kaluar.

Ushtria e Nigerisë, me mbështetje edhe të ushtrive nga Çadi, Kameruni dhe Nigeri, ka rikthyer shumicën e atyre zonave tani, por sulmet dhe dhuna sporadike vazhdojnë.

Rreth 1.5 milion njerëz janë zhvendosur dhe qindra janë rrëmbyer prejse grupi militant ka nisur kryengritjen e dhunshme në vitin 2009.

Mbi 15,500 njerëz janë vrarë në luftime.

XS
SM
MD
LG