Ndërlidhjet

logo-print

Damasku do më shumë bashkëpunim me Bagdadin kundër IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid al-Muallem, ka thënë se Damasku do më shumë koordinim me Bagdadin për të luftuar militantët e Shtetit Islamik (IS).

Muallem i ka bërë këto komente në një konferencë me homologun armen, Eduard Nalbandian, në Damask.

Ai ka thënë se edhe Siria, edhe Iraku e kanë kuptuar se duhet të luftojnë së bashku, porse koordinimi “nuk ka arritur nivelin e kërcënimit me të cilin përballen”.

Muallem po ashtu ka thënë se mbështetja nga Rusia dhe Irani mbetet e fuqishme.

Komentet vijnë pasi luftëtarët e IS-it kanë kapur javën e kaluar pikën kufitare al-Tanf, midis Sirisë dhe Irakut, si dhe kanë pushtuar qytetin antik të Sirisë, Palmira.

XS
SM
MD
LG