Ndërlidhjet

Drejtuesit në FIFA, pranojnë mitmarrje


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet amerikane kanë deklaruar se drejtuesit e FIFA-s, kanë pranuar mitmarrjen për të ndihmuar në sigurimin e Kupës Botërore 2010 në Afrikën e Jugut.

Prokurorja e Përgjithshme Loretta Lynch, ka dhënë detaje të nisjes së një hetimi amerikan mbi dyshimet për korrupsion në FIFA.

Ajo ka thënë se ka dyshime për ryshfet lidhur me zgjedhjen për president të FIFA-s në vitin 2011, por edhe në çështje të tjera.

Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se kanë nisur procedime penale kundër individëve të dyshuar për keqmenaxhim dhe pastrim parash në ofertat për Kupën e Botës më 2018 dhe 2022.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Zvicër, po ashtu ka thënë se ka konfiskuar të dhëna dhe dokumente në sistemet kompjuterike të FIFA-s.

XS
SM
MD
LG