Ndërlidhjet

Krime: Zbulim i një anijeje nga periudha bizantine


Ilustrim

Ilustrim

Një grup zhytësish rusë, thonë se kanë zbuluar mbetje të një anijeje në Detin e Zi, për të cilën dyshojnë se daton që nga epoka bizantine.

Udhëheqësi i ekspeditës ka thënë në një deklaratë të publikuar më 27 maj se mbetjet janë zbuluar në afërsi të Sevastopolit në Krime. Krimeja është gadishull në Ukrainë, të cilën Rusia e ka ankesuar në mars të vitit 2014.

Deklarata e shefit të zhytësve rusë, Roman Dunayev, dhe historianit nga Akademia Ruse e Shkencave, Viktor Lebendisky, thotë se “studimet e mëtejme mbi anijen do të ndihmojnë të konfirmohet veçantia e lidhjeve tregtare, ekonomike dhe kulturore ndërmjet vendeve të Detit të Zi”.

Hulumtuesit thonë se duhet të saktësojnë datën e artefakteve dhe të realizojnë edhe zhytje të tjera për qëllime hulumtimi muajion e ardhshëm.

Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror nga një zhytje e mëhershme në muajin maj tregonin disa ampfora të mbledhura – vazo me dy mbajtëse anash.

Rajoni bregdetar i Krimesë njihet si vend i banuar nga grekët në kohën e Perandorisë byzantine dhe Sevastopoli thuhet të ketë qenë një nga rrugët kryesore për tregti.

XS
SM
MD
LG