Ndërlidhjet

Bllokohet kryqëzimi i Komoranit


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se afër 200 persona kanë bllokuar magjistralen Prishtinë – Pejë, te kryqëzimi i Komoranit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Radion Evropa e Lirë, se bllokimi i rrugës ka ardhur si ‘rezultat i shprehjes së pakënaqësisë lidhur me shpalljen e aktgjykimit për grupin Drenica’.

“Rreth orës 9 të mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Pejë, te udhëkryqi i Komoranit të vjetër, kanë dalë 150 deri në 200 persona dhe kanë bllokuar rrugën. Po ashtu janë vendosur edhe dy kamionë, të cilët po pamundësojnë qarkullimin në këtë rrugë”, ka treguar Borovci.

Trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka shpallur të mërkurën aktgjykimin për rastet e njohura si Drenica I dhe Drenica II, duke dënuar 11 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në akuzën për krime lufte.

Lexoni këtu mbi vendimin për dënimin e tyre.

XS
SM
MD
LG