Ndërlidhjet

FIFA dhe Blatter, në shënjestër të kritikave të ashpra


Sepp Blatter, foto nga arkivi
Sepp Blatter, foto nga arkivi

Ministri i jashtëm francez dhe homologu i tij britanik kanë kritikuar ashpër FIFA-n dhe kanë bërë thirrje për shtyrjen e përzgjedhjes së presidentit të këtij asociacioni botëror të futbollit.

Laurent Fabius ka thënë më 28 maj se pas arrestimit të disa zyrtarëve të FIFA-s një ditë më parë, do të kishte kuptim që të shtyhet zgjedhja e presidentit të këtij institucioni, për të cilin funksion garon presidenti aktual, Sep Blatter dhe sfiduesi i tij, Princi Ali. Votimet pritet të mbahen të premten, më 29 maj.

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, i ka thënë BBC-së, më 28 maj se “ka diçka thellësisht shqetësuese mu në zemër të FIFA-s” dhe se ekziston nevoja për reforma.

UEFA, asociacioni evropian i futbollit, ka bërë thirrje për një shtyrje 6 mujore të zgjedhjes së presidentit të FIFA-s.

Zyrtarë dhe politikanë nga e mbarë bota ndërkaq kanë bërë thirrje që zoti Blatter të japë dorëheqje, pas hetimeve të fundit mbi afera korruptive në FIFA.

Në Zurich, Blatter ka anuluar fjalimin e paraparë të mbahet më 28 maj, në një konferencë mbi futbollin.

Njëkohësisht, sponsorët e FIFA-s, përfshirë këtu kompanitë si Adidas, Coca-Cola, McDonalds dhe Visa, i kanë bërë thirrje kësaj organizate ta reformojë vetveten; në të kundërtën, rrezikon milionat në marrëveshjet sponsorizuese.


XS
SM
MD
LG