Ndërlidhjet

logo-print

Lirohet rruga te kryqëzimi i Komoranit


Ilustrim

Ilustrim

Është liruar magjistralja Prishtinë – Pejë, te kryqëzimi i Komoranit, e cila për disa orë kishte qenë e bllokuar, nga një numër i qytetarëve, të cilët shprehnin pakënaqësinë e tyre për aktgjykimin për grupin Drenica I dhe II.

“Rreth 200 persona të cilët kishin bllokuar rrugën të kryqëzimi i Komoranit, kanë liruar këtë rrugë. Komunikacioni është duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka shpallur të mërkurën aktgjykimin për rastet e njohura si Drenica I dhe Drenica II, duke dënuar 11 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në akuzën për krime lufte.

XS
SM
MD
LG